Presidenti i Serbisë akuzoi të martën shërbimet e huaja të inteligjencës se po përpiqeshin ta rrëzonin atë pas përhapjes së protestave në shtetin ballkanik dhe tha se ai nuk do të largohej nga vendi si lideri i rrëzuar sirian Bashar al-Assad.
Vuçiq ka postuar një video-adresim në Instagram duke thënë se “do të luftoj për Serbinë dhe do t’i shërbej vetëm popullit tim serb dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Serbisë, nuk do t’u shërbej kurrë të huajve, atyre që kërkojnë të mposhtin, poshtërojnë dhe shkatërrojnë Serbinë“, përcjell Insajderi.
Kundërshtarët e liderit populist e krahasuan atë me Asadin, i cili iku në Moskë pas çlirimit të rebelëve, duke i dhënë fund sundimit të hekurt gjysmë shekullor të familjes së tij.
Kundërshtarët e Vuçiqit në Serbi e kanë krahasuar atë me Assadin dhe diktatorët e tjerë botërorë, duke parashikuar se ai gjithashtu mund të përpiqet të largohet nga vendi nëse humbet kontrollin e tij në pushtet mes protestave të shkaktuara nga shembja e çatisë së një stacioni hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit, e cila vrau 15 persona