Burim Berisha nuk do të kandidojë për kryetar të Fushë-Kosovës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, pasi e udhëhoqi për 15 vite këtë komunë.
Në një shkrim në Facebook, kreu i partisë Lumir Abdixhiku ka thënë se kandidati i partisë do të jetë Besnik Osmani.
“Me mirënjohje të thellë, falënderojmë Burim Berishën – njeriun që për 25 vjet,me 5 mandate si i zgjedhur, i dha kësaj komune një drejtim të qetë, vizionar e të përgjegjshëm. Nga një paralagje, qytezë fushash, ai transformoj Fushë Kosovën në qytetin me ritmin më të lartë zhvillimor në Kosovë. Prandaj Fushë Kosova sot është shtëpi e plot 70 mijë banorëve.
Ai nuk ndërtoi vetëm rrugë e shkolla – ai ndërtoi besim, respekt dhe kulturë të shërbimit publik. Sot, me aktin kalimit të stafetës tek gjenerata tjetër, Burimi dëshmoi edhe një herë madhështinë e karakterit të tij – duke dhënë shembullin më të mirë të lidershipit me maturi, pa zhurmë e me shumë përkushtim.
Por historia e mirë e LDK-së në Fushë Kosovë nuk përfundon këtu. Përkundrazi – vazhdon. Sot, me besim të plotë dhe krenari, shpallëm kandidaturën e Besnik Osmanit për Kryetar të Komunës. Ai është vazhdimësia jonë – një njeri i përkushtuar, i matur, me përvojë konkrete në qeverisje dhe vizion të qartë për të ardhmen” – ka shkruar ai.