Selvije Jao, tanimë është mjaft e njohur në medien rozë dhe e dashur nga publiku si partnerja e këngëtarit Shpat Kasapi..
Ajo simpatizohet nga një pjesë e madhe e publikut e cila grumbullon edhe 32 mijë ndjekës në Instagram, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi, ajo ka bërë një bisedë me fansat e saj përmes InstaStory ku ka marrë pyetje të shumta në lidhje me partnerin, artistin Kasapi.
E pyetur për marrëdhënien me Shpatin dhe për moshën, ajo ka zbuluar diferencën e moshës që ka me bashkëshortin, e që kanë nëntë vite në mes.
“Unë jam 27-vjeçe dhe Shpati 36-vjeç. Lidhje kemi qenë afro një vit dhe pastaj i zyrtarizuam gjërat”, ishte përgjigja e saj pa ngurrim.