23.2 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

“Nuk do ta lejoj as në shtëpi nëse ka gisht”, avokatja tregon çka tha babai i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Lika

- Advertisement -

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, përfaqësuese ligjore e Diamant Gashit – njëri nga të dyshuarit për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika – ka ndarë detaje të një takimi me babain e klientit të saj, Islam Gashi.

Sipas avokates, ai kishte qenë i tronditur dhe i befasuar që emri i të birit ishte përmendur në këtë rast.

“Dje të unë ka ardhur babai i Diamant Gashit, Islam Gashi, një burrë që nuk e kam njohur, e kam takuar për herë të parë. Dhe është takuar me mua edhe kemi bërë një marrë veshje për këtë fazën fillestare për shkak se ishte shumë i befasuar se edhe djali i tij është në këtë grup. Edhe ndër të tjra më thotë ‘nëse edhe një për qind djali jem është i ndërlidhur me këtë çështje, lërë më që nuk do të vazhdoj tutje me ty, por thotë se as brenda nuk do ta lejoj’.  Ashtu e kishte ndërgjegjen, pasi vrasje e Muhamed Likës, me ë cilin kemi qenë koleg si polic në të kaluarën. Nuk është vrasje e një individi, por e një institucioni të tërë”, ka thënë Gashi-Bytyqi.

Të ngjashme

Të fundit