Dëshmitari i radhës, Fatmir Sopi, ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përgjatë dëshmisë së tij ka thënë se nuk do të donte ta shihte kurrë në sallë gjyqësore ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.
Sopi, i pyetur nga Prokuroria e Specializuar lidhur me një video të një vizite të Jakup Krasniqit në lagjen “Kolovicë e Re” ku po qëndronte shtabi i Zonës Operative të Llapit, është shprehur me emocion, shkruan Insajderi.
“Kjo çka pash më ngjall emocione, sepse ma kujton zëdhënësin e UÇK’së, njeriu i cili jepte zë dhe jepte shpirt dhe zemër çdo luftari, të nderuarin Jakup Krasniqin, i cili në cilësinë e ministrit bën një vizitë në shtabin e Zonës Operative të Llapit”, deklaroi Sopi.
“E vërtetë që është Jakup Krasniqi dhe nuk do ta doja ta shihja kurrë në këtë sallë dhe në këtë gjendje”, vijon deklarimi i tij.
Në dëshminë e tij përmendet edhe Rrustem Mustafa dhe Ajet Potera.