Home Rozë Nuk do ta besoni por kjo paska qenë dëshira e Çiljetës para 9 vitesh….

Nuk do ta besoni por kjo paska qenë dëshira e Çiljetës para 9 vitesh….

0

Çiljeta Xhilaga është një artiste që i ka dhuruar shumë hite tregut muzikor shqiptar. Pavarësisht se kohët e fundit këngëtarja e njohur nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, disa prej këngëve të saj, ende vijojnë të dëgjohen dhe kërcehen në klubet e natës.

Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur është kthyer pas në kohë, duke zbuluar disa urime të marra në ditën e saj të lindjes rreth 9 vite më parë dhe sigurisht që është emocionuar me fjalët e zemrës që janë shkruar për të nga dy mikeshat e saj, Rozana Radi dhe Fifi.

Çili ka publikuar një letër të marrrë nga Fifi, ku përveçse i ka bërë një dedikim të bukur për ditëlindje, ajo gjithashtu ka theksuar në letër se do të lutet për të që së bashku me Fernandon t’i plotësohet dëshira dhe të shkojë për të jetuar në Angli apo Amerikë për të rritur djalin e saj.

Në letrën e saj, Fifi ka falenderuar gjithashtu Çiljetën pasi ajo ka qenë një ndër njerëzit e parë që e ka pritur në Shqipëri.

“E dashur Ma’Chilli. Të uroj ty dhe Don Fernandos të gjitha të mirat në jetë, me dashuri, shëndet suksese dhe shumë lekë. Do të lutem Ma’ CHilli që të plotësohen të gjitha dëshirat këtë vit dhe do të lutem që sa më shpejt të të plotësohet ëndrra që të ikësh në Angli, Amerikë apo kudo që ti dëshiron që të rrisësh Don Fernandon”, shkruan ndër të tjera Fifi.

Ciljeta, e cila e ka publikuar këtë letër në profilin e saj të Instagramit, bashkangjitur ka shkruar: “Fifi, letra jote për ditëlindjen time. Nuk e mbaja mend që paskam patur ëndërr të ikja në Angli atëherë”.

Exit mobile version