Einxhel Shkira ka zbuluar një kuriozitet për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram dhe mund ta themi me bindje që kjo “deklaratë” ka habitur shumë fansa të moderatores.
Ditën e sotme, Shkira ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku iu ka kërkuar fansave se cilat rroba mendojnë që ajo duhet të shesë pasi nuk i vesh më.
Ndërkohë që shumica kanë përzgjedhur veshjet e tyre të preferuara, një ndjekëse e Einxhel ka komplimentuar të gjitha veshjet gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBV.
Ish-banorja e Big Brother në fakt ka treguar se ato rroba gjendet në të njëjtat valixhe dhe qese që pas daljes nga BBV dhe se ende nuk i ka hapur.
“Një kuriozitet për të cilin nuk jam shumë krenare por rrobat e BBV janë ende në valixhet që i kam nxjerrë nga aty dhe nëpër qeset e zeza. Nuk kam patur kurrë kohë të merrem me hapjen e tyre plus mbeta shtatzënë dhe kështu kanë mbetur tek shtëpia e prindërve të mi sepse unë nuk kam vend dhe per ato. Gjithësesi nuk e di a më bën zemra t’i shes disa prej tyre”, shkruan Einxhel në postimin e saj në InstaStory.