“Nuk brengosem” nëse Irani luan në Kupën e Botës, thotë Trump

- Advertisement -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk brengoset nëse Irani do të marrë pjesë apo jo në Kupën e Botës në futboll që në verë mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.

“Vërtetë nuk brengosem. Mendoj se Irani është vend i mposhtur rëndë”, ka thënë Trump për “Politico”.

Irani ishte vendi i vetëm që mungoi në samitin planifikues të FIFA-s në Atalanta të mbajtur me pjesëmarrësit e Botërorit këtë javë. Kjo solli pyetje për atë nëse përfaqësuesja e Iranit do të garojë në tokën amerikane në verë.

Irani është në grup me Belgjikën, Egjiptin dhe Zelandën e Re.

Ndeshjet e Iranit janë të planifikuara të luhen në SHBA, dy në Los Angeles e një në Seattle.

FIFA nuk ka komentuar për çështjen ende.

Të ngjashme

Të fundit