4.4 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

“Nuk bësoj që është dorëzu Kurti”, Hetemi: Duhet t’i rezistojmë Serbisë, ndërkombëtarëve duhet me u thënë jo ndonjëherë

- Advertisement -

“Nuk besoj që u dorëzu”.

Kështu është përgjigjur kryetari i Leposaviqit, Lulzim hetemi, se a është dorëzuar kryeministri, Albin Kurti, “që lejoi peticionin” për shkarkimin e tij dhe të tre kryetarëve të tjerë në veri në vendit.

Hetemi ka thënë se duhet me qenë më këmbëngulës dhe duhet t’i rezistojmë Serbisë, duke shtuar se edhe ndërkombëtarëve ndonjëherë duhet t’u thuhet “jo”.

“Duhet me qenë pak më këmbëngulës edhe çka të lypë Serbia edhe me thonë ne jo, është e kryer punë, ne duhet me i rezistu. Pa marrë parasysh situatës edhe ndërkombëtarëve dhe miqve, ndonjëherë duhet më iu thanë jo… moment ma të rrezikshëm nuk mundën me veçu diçka, 1 muaj e gjysmë kemi qenë të rrethuar prej kriminale prej Listave Serbe… Edhe inteligjenca amerikane ka qenë, edhe e Kosovës edhe njësitë e Policisë. Por, me arrestimin e disa kriminelëve kryesorë, sidomos kur ka ndodhë Banjska, për neve situata ka qenë e jashtëzakonshme ”, ka thënë Hetemi në një intervistë në RTV Dukagjini.

Kujtojmë se peticioni i nënshkruar për inicimin e shkarkimit të kryetarit Hetemi është dorëzuar gjatë ditës së hënë në komunë.

Hetemi u ndihmua nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës që të futej në zyrën e tij, mëngjesin e hershëm të 29 majit të viti të kaluar, dhe që nga ajo ditë përreth 7 muaj nuk doli nga objekti i komunës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit