Anton Nrecaj nga Qendra për ndihmë juridike në “Click” të RTV21 për Kuvendin tha se nga mos shprehja e gatishmërisë nga partitë politike për zgjedhjen e nënkryetarit e Kuvendit nga komuniteti serb thelohet më shumë kriza.
Ai shtoi se shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme nga presidentja, Vjosa Osmani do të ishte rast i pa ndodhur më ndonjë herë në Kosovë.
“Nga ajo që kemi parë që partitë politike nuk kanë shprehur ndonjë gaditshmëri për të vazhduar, për të zgjedhur nënkryetarin e Kuvendit i cili vie nga komuniteti serb, këtu thellohet edhe më shumë kriza sepse prap do të kemi situatë të njejtë ku janë dy mundësi, ku do të hapet rruga që njëra mundësi, njëra nga partitë potencialisht Lista Serbe do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Dhe mundësia tjetër që të hapet rruga që përmes presidentes t’i ipet kompetenca që presidenta t’i shpall zgjedhjet e përgjithshme, mirëpo nëse do të ndodhte kjo do të ishte rast suigeneris pra deri më tani i pa ndodhur ndonjë herë që të rishpallen zgjedhjet pa u konstituar Kuvendi, pa u konstituar institucioni përkatës i cili do të duhej fillimisht të funksionte pastaj për t’u shpërbërë”, tha ai.






