Nottingham Foresti e ka thyer një rekord në Premier League.
Skuadra angleze ka nënshkruar me plot 21 lojtarë në këtë afat kalimtar.
Dy herë fituesit e Champions League dëshirojnë që të mbesin në elitën e futbollit anglez sa më gjatë që është e mundur dhe, përkitazi me këtë, duan ta ndërtojnë një skuadër konkurruese.
Këtë verë ata shpenzuan hiç më pak se 155 milionë euro, duke u renditur në vendin e katërt në ranglistën e përgjithshme.