Norvegjia ka dërguar në Ukrainë, 14 aeroplanë luftarakë F-16 gjatë vitit 2024, ndonëse kishte njoftuar vetëm për dërgesën e 6 prej tyre, sipas një raporti të DefenseNews.
Ky numër i papritur i aeroplanëve të dërguar tregon një dyfishim të ndihmës, që analistët e shohin si një tentativë për të shmangur vëmendjen mediatike dhe tensionet gjeopolitike gjatë periudhës së dërgesës.
Aeroplanët F-16AM, të prodhuar nga Lockheed Martin, janë shumë të avancuar dhe përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në kalimin e ushtrisë ukrainase në standardet e NATO-s.
Ky transferim i aeroplanëve është pjesë e një strategjie më të gjerë të mbështetjes së Ukrainës, duke përfshirë gjithashtu dërgesën e 20 automjeteve të blinduara Dingo 2 dhe 3 automjete inxhinierike blinduara NM189.
Kjo ndihmë ka për qëllim të rrisë aftësinë e mbijetesës dhe lëvizshmërinë e forcave ukrainase në terren, veçanërisht në zonat me rrezik të lartë.