6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Norvegjia, furnizuesi kryesor i Evropës me gaz

- Advertisement -

Rritja e varësisë së Evropës për naftën dhe gazin norvegjez ka shtuar rreziqet e sulmit ndaj infrastrukturës energjetike të atij vendi, tha për agjencinë e lajmeve Reuters kreu i një prej agjencive të ngarkuara për sigurinë energjetike.

Në vitin 2022, Norvegjia e tejkaloi Rusinë duke u bërë furnizuesi më i madh i Evropës me gaz natyror pasi agresioni i Moskës kundër Ukrainës çoi në prishjen e marrëdhënieve energjetike dhe shkaktoi rritjen e çmimit të karburanteve.

“Më shqetëson varësia dhe nuk ka dyshim që Evropa është bërë më e varur nga gazi norvegjez”, tha në një intervistë zoti Lars Christian Aamodt, kreu i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare.

“Me rritjen e varësisë, shtohet kërcënimi dhe rreziku”, tha ai. Tre agjencitë norvegjeze të zbulimit prezantuan vlerësimet e tyre vjetore për kërcënimet.

Autoriteti i Sigurisë Kombëtare tha se varësia evropiane nga nafta dhe gazi norvegjez mund të rritet edhe më tej nëse konfliktet në Lindjen e Mesme dëmtojnë tregun e naftës.

Përveç kësaj, objektet norvegjeze të naftës dhe gazit mund të goditen nga “aksidente, sabotazhe fizike dhe sulme kibernetike shkatërruese”, tha shërbimi i zbulimit ushtarak të vendit (E-service) në raportin e tij të posaçëm.

Survejimi dhe hartografimi i infrastrukturës norvegjeze nga Rusia po vazhdon si zakonisht, tha për Reuters admirali Nils Andreas Stensoenes, drejtor i agjencisë E-service.

“Ata vazhdojnë programin e survejimit pothuajse të pandikuar nga lufta”, tha ai. Incidenti i tetorit të kaluar në shtratin e Detit Baltik ku u dëmtuan një tubacion gazi dhe kablloja e telekomit që lidh Finlandën dhe Estoninë shërbeu si një alarm për rreziqet nga sabotimet, tha shefi i Shërbimit të Sigurisë së Policisë Norvegjeze, PST. “Ka rritur ndërgjegjësimin për shumë njerëz, gjithashtu në Norvegji,” tha zoti Beate Gangaas për agjencinë e lajmeve Reuters.

Policia finlandeze thotë se anija kineze e transportit të kontejnerëve “NewNew Polar Bear” është e dyshuara kryesore, duke thënë se tërhoqi zvarrë spirancën në fund të detit. Ende nuk kanë arritur në përfundimin nëse ishte aksident apo një veprim i qëllimshëm.

Dy kabllo të tjera, një që lidh Suedinë dhe Estoninë dhe një rus, u dëmtuan gjithashtu rreth asaj periudhe./VOA/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit