Norvegjia dhe Danimarka kanë rënë dakord së bashku për t’i siguruar Ukrainës 8,000 predha artilerie 155 mm.
Lajmi është konfirmuar nga ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram, i cili tha se Kievi ka një “nevojë të konsiderueshme” për municion artilerie dhe vendi i tij do të kontribuojë ku të mundet.
“Norvegjia ka rënë dakord të dhurojë predha nga stoku i saj ushtarak, ndërsa Danimarka do të sigurojë siguresa, shtytës dhe fishekë primer“, tha ministria.
Ministri në detyrë i mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen tha se bashkëpunimi i saj me Norvegjinë për këtë iniciativë ishte “një shembull i rëndësishëm” i kontributeve të vazhdueshme ushtarake në Ukrainë nga vendet e BE-së dhe NATO-s.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy e ka mirëpritur këtë veprim.