11.7 C
New York
Thursday, October 17, 2024

Buy now

North e nxjerr sërish bllof Kim Kardashian

- Advertisement -

North, e bija e Kim Kardashian dhe Kanye West, nuk e ka në plan ta lërë të qetë të ëmën. Në një intervistë për “Interview”, Kim e pyeti North shumë seriozisht se si janë gatimet e saj dhe ç’tha North? Atë që nuk e prisnim:

“Po ti s’ke gatuar për ne qysh prej shumë kohësh. Kanë kaluar 2 Halloween-e që prej gatimit tënd të fundit”, u shpreh vajza e madhe e Kim.

Përpos dëshirës për të bërë shaka me prezantimin, North, vajza e madhe e Kim, le të themi se tregohet më e sinqertë seç duhet dhe patjetër dhe interneti vdes për këto momente.

“O Zot, e adhuroj North! Është e drejtpërdrejtë si i ati!”; “Kim, thjesht duhet të ndalosh së i bëri pyetje North. Ajo është e paparashikueshme”; “Ditë e re, bllof i ri nga Northie”; “North ka lindur për të torturuar Kim”, ishin disa prej komenteve në rrjetet sociale.

Në intervistë, North tha se Kim gatuan mirë, por ajo që pëlqen më shumë është një gatim me kastravecë dhe kripë. Sipas North, ajo do ta konsumonte gjithë jetën këtë vakt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit