Një emër, një fitore, një histori suksesi!
Norik (Besnik) Kukaj nga Tërsteniku ka shkruar histori duke dalë i pari në Kosovë në rezultatet përfundimtare të Garave Shtetërore në Fizikë, duke lënë pas dhjetëra konkurrentë nga mbarë vendi, raporton Scanner.
Në një nga garat më të vështira akademike, ku dështojnë edhe më të mirët, Noriku shkëlqeu me njohuri të jashtëzakonshme, përgatitje të hekurt dhe vendosmëri që e çoi drejt kulmit absolut të suksesit.
Drenasi sot feston kampionin e dijes!
Ky triumf nuk është vetëm personal – është një mesazh i fuqishëm se rinia e Kosovës, dhe veçanërisht ajo e Drenasit, po ngrihet fuqishëm në fushën e shkencës.
📚⚡ Një arritje që frymëzon, një shembull që dëshmon se dija është forca më e madhe.
Urime kampionit të Fizikës!
Kosova ka një yll të ri shkencor 🌟






