Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi ka qenë mysafire në emisionin “Robi Plaket Kur Don Vet” me Robert Berishen, ku ka folur për momentet më të vështira në karrierë.
Ndër to ka qenë edhe fejesa në moshë të re, martesa, ardhja në jetë e një fëmijë dhe frika se a do të mund të rikthehet aty ku ka qenë.
“Momentet më të vështira kanë qenë ato momente kur jam përballur me lodhje, kur kanë qenë pritshmëritë më të mëdha prej publikut, ose edhe prej vetes time, kur kam dashur të arrij më shumë”.
“Moment i vështirë ka qenë edhe kur fejuar në moshë të re, 22-vjeçare që kam qenë në kulmin e karrierës, pastaj martesa, jam bërë nënë, ka qenë pak e vështirë a mund të kthehem aty ku e kam lënë, por me punë ia kam dalur”, u shpreh ajo.






