Para disa javësh, Nora ishte në Prive Klan Kosova për të na treguar më shumë nga prapaskenat e këngës “My Love”, që erdhi si bashkëpunim me ish-kunatën e saj, Tunën. Gjatë një interviste, ajo me ironi dhe në formë të shakasë tha se po martohet dhe lajmi mori dhen’.
Dasma ka qenë gjithmonë ajo që më shumti iu ka interesuar. Sa hap e mbyll sytë, ky lajm pushtoi shtypin rozë, pasi që nga ndarja e saj, lidhjet e dashurisë nuk kanë qenë fokus i këngëtares dhe aq më pak janë zbuluar detaje për jetën e saj private për publikun e gjerë, raporton Prive Klan Kosova.
Burime afër këngëtares për Prive Klan Kosova mohojnë këto thashetheme. Këngëtarja është e fokusuar vetëm në vajzën e saj, dhe po punon shumë në muzikë, e që nga muaji i shkuar, karriera e saj mori një kthesë tjetër meqë Nora po futet edhe në degën e muzikës së dasmave.