Këngëtarja Nora Istrefi sot ka publikuar këngën e saj më të re.
“Me ritëm do të vallzoj” është kënga që u publikua nga artistja kosovare, e cila është ripërpunim i versionit të Eliza Hoxhës, e cila tashmë është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.
Versioni origjinal i këngës nga Eliza Hoxha ishte publikuar në vitin 2000.
Teksti i këngës është shkruar nga Memli Krasniqi dhe Bim Bima, ndërsa muzika është përgatitur nga Eliza Hoxha, Enis Presheva dhe Claydee.






