Këngëtarja e njohur Nora Istrefi dhe këngëtari 2Ton kanë bashkuar forcat për një projekt muzikor.
Lajmin e bënë të ditur dyshja përmes një njoftimi të përbashkët në Instagram, nga i cili ndanë edhe disa detaje të vogla.
Kënga mban titullin “Teka” dhe sipas njoftimit të dyshes, pritet të publikohet së shpejti.
Detaje të tjera rreth zhanrit apo stilit të këngës nuk janë bërë ende të ditura, dyshja ndanë vetëm një fotografi që është shkrepur gjatë xhirimeve të videoklipit.
Kjo ka bërë fansat të jenë kureshtarë për të mësuar më shumë.
Ky bashkëpunim pritet të sjellë një kombinim unik mes zërit karakteristik të Norës dhe stilit të veçantë të 2Ton.






