Xhudistja Nora Gjakova ka pësuar humbje në finale nga serbja Marica Perisic, në finale në “Grand Slam” që u zhvillua në Gjeorgji.
Pas disa fitoreve radhazi, Gjakova nuk ka arritur të stoliset me të artën duke pësuar humbje në finale nga serbja Perisic, e cila e kishte mposhtur edhe Lora Hoxhën.
Ndeshja mes dy xhudistëve ishte tejet interesante, por që Krasniqi e pësoi shkaku që mori tre kartonë të verdhë duke pësuar humbje.
Sidoqoftë, ajo kthehet në Kosovë me medaljen e argjendtë pas një rrugëtimi të shkëlqyer në “Grand Slam”.
Rrugëtimi i Nora Gjakovës
Nora Gjakova në ndeshjen e parë vazhdoi pa lojë, derisa në raundin e dytë mposhti xhudisten Mariana Esteves.
Në raundin e tretë apo çerekfinale, Gjakova fitoi ndaj Ichinkhorloo Munkhtsedev duke siguruar avancimin në gjysmëfinale ku e eliminoi kanadezen Jessica Klimkait.
Këtë formë të madhe e mbajti edhe në finale, por pësoi humbje nga serbja Marica Perisic, e cila e kishte mposhtur Flaka Loxhën në raundin e tretë.