Nora Gjakova ka arritur me sukses të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit.
Xhudistja kosovare në raundin e dytë triumfoi ndaj holandezes, Pleuni Cornelisse me IPPON brenda pak sekondave
Kampionia Olimpike në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e parë fitoi ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin.
Gjakova fitoi në “Golden Score”, pasi Shin mori tri ndëshkime.
Në çerekfinale, Gjakova do të ketë punë me xhudisten serbe, Marica Perisic.