Nora Gjakova ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.
Xhudistja kosovare në çerekfinale e mposhti garuesen gjermane, Seija Ballhaus në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo e pati një paraqitje fantastike ndaj kundërshtares, duke e mposhtur në fund me IPPON.
Nora është garuesja e vetme që po vazhdon ta kërkojë medaljen sot, pasi vëllai i saj, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha i dhanë fund eksperiencës në Botëror.