Këngëtarja Nora Istrefi është shfaqur me plot stil gjatë parakalimit të saj në tepihun e kuq mbrëmë në ndejën e stilistit Valdrin Sahiti.
Këngëtarja bukuroshe, që për momentin është në tregun e beqareve, ka pasur të veshur një fustan të verdhë, i cili thekson gjoksin e saj, derisa poshtë ka pasur një të qarë që tregonte këmbët e saj seksi.
Këtë veshje, këngëtarja kosovare nuk e ka shoqëruar me ndonjë aksesorë, teksa edhe këpucët i ka pasur model të veçantë.
Kujtojmë se Nora ka qenë disa herë muzë e kreacioneve të Valdrinit, sidomos gjatë viteve të fundit.
Edhe në këtë mbrëmje ajo pati njërën prej paraqitjeve më të mira të saj.