Home Lajme “Non grata” i kërkon Serbisë të bashkohet me koalicionin antiperëndimor

“Non grata” i kërkon Serbisë të bashkohet me koalicionin antiperëndimor

0
“Non grata” i kërkon Serbisë të bashkohet me koalicionin antiperëndimor

Lideri i Partisë Socialiste në Serbi, Aleksandër Vulin së bashku me deputetët e tjerë të kësaj force i kanë dorëzuar Kuvendit një kërkesë përmes së cilës synohet anëtarësimi i Serbisë në organizatën BRICS.

Ndonëse i shpallur i “padëshiruar” nga Shtetet e Bashkuara, Vulin nuk iu trembet sanksioneve dhe ka vendosur të bëjë kërkesë që vendi i tij të anëtarësohet në një organizatë ku përfshihen Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Vulin, aktualisht Drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion në Serbi akuzohet nga Uashingtoni si i përfshirë në krimin e organizuar dhe në aferat korruptive.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka dalë në mbrojtje mikut të tij Aleksandër Vulin, pas sanksionimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i shtetit serb nënvizoi rëndësinë që të kryhet një hetim ndaj drejtorit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit. Vuçiç pretendon se Vulin është futur në listën e zezë amerikane për shkak të raporteve të ngushta me Rusinë, dhe jo për korrupsion e trafik droge.

Exit mobile version