-1.8 C
New York
Thursday, February 20, 2025

Buy now

Nol Nushi: Edi Rama themeloi komitet për krizën me energji në shtator, Kurti e bëri më 24 dhjetor kur filluan reduktimet

- Advertisement -

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për amaterizëm dhe e cilëson si fajtore për krizën me energjinë.

Nushi thotë se vendet në rajon filluan herët përgatitjet për krizën energjetike, pasi ajo kishte kohë që ishte paralajmëruar.

Ai shton se në kohën kur Edi Rama themeloi grupin për krizë energjetike, Kurti bënte fushatë parazgjedhore për kandidatët e tij në zgjedhje lokale.

“Është një problem. Në shtator, Edi Rama themeloi komitet të krizës së energjisë. Kurti në atë kohë donte të bënte kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtirin dhe thoshte se nuk ka punë më të mençur se të bënte Mimoza Kusarin kryetare të Gjakovës , mos të flasim për miss gjyshja etj”, tha ai.

Ai tha se komiteti u themelua tek në kohën kur filluan reduktimet.

“Është absurde. Ne krijuam komitetin në 24 dhjetor në kohën e reduktimeve të mëdha. është amaterizëm total.”, shtoi ai. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit