29.1 C
New York
Friday, June 6, 2025

Buy now

Noizy dhe Era Istrefi rikthehen fuqishëm me këngën “Kitty” (Video)

- Advertisement -

Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Noizy dhe Era Istrefi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor – këngën “Kitty”, një super bashkëpunim që pritet të dominojë listat muzikore këtë verë.

Kënga vjen me një ritëm të fuqishëm, energji të lartë dhe një videoklip shumë kreativ e provokues, që reflekton stilin e dyshes dhe frymën bashkëkohore të tregut ndërkombëtar. “Kitty” është një miks perfekt i zhanreve urbane me elementë modernë që e bëjnë projektin tërheqës për të gjitha moshat.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë artistët, duke ruajtur autenticitetin e tyre, ndërsa produksioni është realizuar nga Pllumbbeatz, një emër i njohur për prurje cilësore në industrinë muzikore shqiptare.

Ky është bashkëpunimi i tretë mes Noizyt dhe Erës, pas dy hiteve të mëparshme “Ama” dhe “Take a Look”, të cilat patën sukses të jashtëzakonshëm dhe miliona klikime në YouTube.

“Kitty” pritet të jetë jo vetëm një hit veror, por edhe një tjetër dëshmi e kimisë artistike mes dy yjeve shqiptarë që vijojnë të korrin sukses në çdo projekt. 

Të ngjashme

Të fundit