4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Njohjet e reja, paralajmërimi i ministres Gërvalla që s’ishte dëgjuar më herët

- Advertisement -

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur për punën e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia.

Gërvalla ka thënë se Greqia mund të jetë ndër të parat shtetet nga pesëshja e BE-së që do ta njohë Kosovën, derisa ka shtuar se nuk e përjashton edhe mundësinë që Greqia të mos e njohë e vetme Kosovën por që ta marrë vendimin për njohjen e Kosovës bashkë me një grup shtetesh të tjera.

Megjithatë Gërvalla s’ka dhënë ndonjë datë apo afat kohor se kur mund të ndodh një gjë e tillë.

“Unë mendoj që Greqia mund të jetë nga të parat na shtetet e BE-së që do të na njohë, por nuk e përjashtoj mundësinë që Greqia mos të na njohë vetë, por që Greqia bashkë me disa shtete të tjera të na njohin përnjëherë. Por s’mund të nxjerr data. ”, ka thënë Gërvalla në DPT te Fidani në T7.

Ajo tutje ka folur edhe për raportet ndërshtetërore me Greqinë dhe ka thënë se me Athinën zyrtare kanë raportet shumë të mira, madje më të mira se me disa shtete që e kanë njohur Kosovën por që Prishtina zyrtare s’ka ndonjë raport.

“Me Greqinë i kemi raportet jashtëzakonisht të mira. Me Greqinë diskutojmë ndoshta më intensivisht sesa me shtetet që na kanë njohur. Greqia është në kërkim të një momenti të mirë për të bërë edhe hapin final. Aq më tepër që Kosova është dëshmuar si partner serioz evropian. Mendoj që me Greqinë , unë nuk dua të them data ose të parashikoj çfarë do të ndodh. Por raportet janë shumë të mira dhe diskutojmë shumë tema”, ka thënë ajo.

Ministrja e Jashtme ka thënë se në fillimet e pas pavarësisë ka qenë e rëndësishme që të siguroheshin njohje.

“A mund ta problematizojmë këtë çështjen e njohjeve. Ne kemi tejkaluar fazën e pavarësisë. Ka qenë shumë e rëndësishme në ditët e para të pavarësisë të bëhet një masë kritike e shteteve që na kanë njohur”, ka theksuar ndër të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit