Enver Hoxhaj, ish-Ministër i Punëve të Jashtme, ka ndarë momente nga njohja e Tajlandës ndaj Kosovës para 12 vitesh.
“Para 12 vitesh, Tajlanda e njohu Kosovën. Para këtij momenti, kisha lobuar personalisht dhe vizitën time të parë e bëra jozyrtarisht si Ministër i Jashtëm, ku takova homologun tim, zyrtarë të Mbretërisë, diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Po ndaj disa momente nga vizitat”, shkroi Hoxhaj.






