5.4 C
New York
Sunday, April 13, 2025

Buy now

Njohja nga Sudani, ky është reagimi i Kurtit

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga Sudani.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se shpreson të zgjerohet dhe fuqizohet marrëdhënia diplomatike mes dy shteteve.

Falënderimin për fund, Kurti e la për presidenten Vjosa Osmani.

Postimi i plotë:

Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e popullit tonë një miqësi më shumë. E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona shpresojmë të zgjerohet dhe fuqizohet më tej.

Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit