21.5 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Njohja nga Sudani erdhi falë presidentit Erdogan, Behrami ironizon me Osmanin

- Advertisement -

Deputeti i PDK, Artan Behrami, ka shkruar se presidenti i Turqise është personi që ka ndikuar në njohjen e Sudanit, raporton Scanner.

Në një postim në Facebook, Behrami ka ironizuar me presidenten Osmani, e cila njoftoi për njohjen.

“Edhe një dëshmi që Vjosa dhe Albini, duke qenë në opozitë kundër Turqisë, ishin edhe kundër interesit shtetëror të Kosovës”  tha Behrami, duke shtuar se “presidentes Vjosa Osmani që i shkoi jeta duke promovuar punët e të tjerëve!”

Postimi i plotë:

Faleminderit Presidentit Erdogan për njohjen nga Sudani.

Edhe një dëshmi që Vjosa dhe Albini, duke qenë në opozitë kundër Turqisë, ishin edhe kundër interesit shtetëror të Kosovës.

Përgëzime edhe për Presidenten Vjosa Osmani që i shkoi jeta duke promovuar punët e të tjerëve!

Sudani e njeh shtetin e Kosovës

Të ngjashme

Të fundit