15 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Njohja nga Kenia, Zyberaj: Me institucionet e shtetit nuk ka pasur ndonjë koordinim e as bashkëpunim

- Advertisement -

Jetlir Zyberaj, pjesë e ekipit të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli tha se nuk kanë pasur kontakt me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe as me ministren e MPJD-së, Donika Gërvalla në lidhje me procesin e njohjes së Kosovës nga Kenia.

Zyberaj, u shpreh në T7 se Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e kanë kontaktuar Pacollin për ta falënderuar për sjelljen e njohjes nga Kenia.

”Ky është një lajm I mirë për Kosovën, Kenia është një shtet që e mbështet procesin e zhvillimit demokratik të Kosovës dhe është e rreshtuar në krah të vendeve demokratike. Ky është një inkurajim që puna në këtë drejtim nuk duhet të ndalet asnjëherë dhe se duhet të përdorën të gjitha mënyrat që shtetit tonë t’i ndihmohet në këtë proces”, u shpreh ai.

Zyberaj u pyet a kanë pasur kontakt me institucionet e shtetit për këtë process.

‘’ Jo nuk kemi pasur, besoj se institucionet e shtetit janë ata që duhet t’i udhëheqin këto procese. Si bartës i procesit, institucionet duhet t’i përcjellin. Nuk kemi pasur kontakt. Pacollin e kanë kontaktuar presidentja Osmani dhe Konjufca për ta falënderuar për angazhimin por deri në këtë moment nuk ka pasur ndonjë koordinim ose thirrje për bashkëpunim në të mirë të vendi’’, u shpreh ai.

Ai tha se do të ketë edhe njohje të tjera nga shtete të tjera.

‘’Absolutisht po’’ – u përgjigj shkurt Zyberaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit