26.3 C
New York
Saturday, March 29, 2025

Buy now

Njohja nga Kenia, Kurti as që përmend Gërvallën: Falemnderit Behgjet Pacollit dhe Vjosa Osmanit, njohja na gëzon të gjithëve

- Advertisement -

 

Njohja nga Kenia që siguroi Behxhet Pacolli e ka quajtur lajm “që na gëzon të gjithëve”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa falënderoi edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Në këtë shkrim të Kurtit, nuk ka asnjë referencë meriteje qeveritare, siç pandehi pak më herët, Donika Gërvalla, zëvendësja e tij

“Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje”, shkroi Kurti.

Postimi i plotë:

Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën.

Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje.

Mirënjohje për presidentin e Kenias William Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona.

Me vullnet e gatishmëri për bashkëpunim e partneritet të ngushtë në këtë kapitull të parë të marrëdhënieve me Kenian, që urojmë të jetë jetëgjatë, i frytshëm dhe produktiv.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit