8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

“Njohja e pasaportave ilegale serbe – ‘cenim i sovranitetit’”

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se vendimi i Bashkimit Evropian që të ua liberalizojë vizat serbëve të Kosovës që mbajnë pasaporta të Serbisë ku sipas të cilave Kosova është pjesë e saj, është cenim i sovranitetit.

“Ky është një vendim shumë i keq për Kosovën në veçanti është vendim i keq edhe për Bashkimin Evropian për shkak se praktikisht po e cenon sovranitetin e vendit duke u përzier në mënyrë flagrante në dokumentet e udhëtimit jashtë vendit”, tha Dreshaj në një bisedë për Ekonomia Online.

Dreshaj për këtë vendim ta pafavorshëm për Kosovën e ka fajësuar Ministrinë e Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga Donika Gërvalla.

“Mendoj se është dështim i politikës së jashtme të vendit, nuk kemi asnjë njohje dhe asnjë promovim, praktikisht politikën e jashtme është duke e udhëhequr zonja Vjosa Osmani, presidentja e vendit, ndërsa Qeveria është krejtësisht e anashkaluar”, shtoi.

Më 22 korrik, Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendim që të ua liberalizojë vizat serbëve të Kosovës që mbajnë pasaporta të Serbisë që lëshohen nga Zyra Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ku sipas të cilave Kosova është pjesë e Serbisë.

“Miratimi i sotëm nga Këshilli përfundon procesin legjislativ. Me hyrjen në fuqi të rregullores, e cila do të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së, ajo do të bëhet e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, thuhej në komunikatë. 

Autoritetet e Serbisë lëshojnë disa pasaporta të veçanta për serbët e Kosovës, sipas të cilave Kosova është pjesë e shtetit serb. Me këto lloj pasaportash janë të pajisur serbët që jetojnë në Kosovë. Ato nuk janë identike si pasaportat për serbët që jetojnë në Serbi.

Gjithashtu, ndryshe nga pasaportat për qytetarët që jetojnë në Serbi që lëshohen nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisw, këto pasaporta lëshohen nga një institucion i quajtur Drejtoria Koordinuese serbe në Beograd.

Ndërsa Qeveria e Kosovës në një reagim për media ka thënë se vendimi është “një nguti” e pashpjegueshme e BE-së për t’i njohur pasaportat ilegale serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese në Beograd dhe për t’ua mundësuar serbëve të Kosovës të lëvizin pa viza në Zonën Schengen me to.

“E pashpjegueshme është dhe ngutia e shfaqur për marrjen e këtij vendimi, pa vërtetuar faktet në terren, pa analizuar implikimet që munden dhe do të përcjellin zbatimin e vendimit, dhe pa konsultuar që nga fillimi institucionet e shtetit tonë”, thuhej në reagimin e egzekutivit.

Kjo njohje e këtyre pasaportave praktikisht është lëvizje e BE-së nga qëndrimi i deritanishëm neutral i statusit të Kosovës, sepse tash për BE-në nuk është problem që në një dokument shkruan “Prishtinë, Serbi”, apo qytetet të tjera të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit