15.9 C
New York
Sunday, May 11, 2025

Buy now

Njohësit e politikës: Mungesa e institucioneve vështirëson rrugën për BE

- Advertisement -

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës vlerësohet se po e vështirëson rrugën e republikës drejt integrimeve evropiane. Njohës të këtyre proceseve kanë kërkuar nga partitë politike që të gjejnë një konsensus sa më shpejt, pasi thonë se vendin e presin sfida në arenën ndërkombëtare.

Janë bërë gati dy vjet që Kosova është nën masa shteteve evropiane, dëmet e të cilave kapin vlerën e mbi 300 milionë eurove.

Njohës të proceseve thonë se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, do ta vështirësojë edhe më shumë rrugën e vendit drejt integrimeve. Andaj edhe të njëjtit kanë kërkuar që sa më shpejt përfaqësuesit e popullit të bëjnë zgjidhje, në mënyrë që vendi të përballet me sfidat që po e presin.

Artan Muhaxhiri, njohës i politikës, tha për RTK se jemi në proces të shumë angazhimeve integruese dhe pa institucioneve, jo vetëm që bllokohen, por humbet tendenca inercioni e ecuria dhe kjo është e pafalshme nga vendimmarrësit kosovar

Edhe Besa Luzha, njohëse e politikës, tha se çdo hap përpara për marrëveshje politike është fitore, sepse formohen institucionet.

Ndonëse kanë kaluar 17 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, 119 shtete gjithsej ka njohur shtetësinë e Kosovës.

Dy shtetet e fundit që njohën pavarësinë ishin Kenia dhe Sudani.

Ndërsa, republika edhe më tej vazhdon të jetë larg anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Interpol, Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Këshillin e Evropës.

Të ngjashme

Të fundit