14.9 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

Njohësit e drejtësisë: Sulmet e Kurtit ndaj Kushtetueses, ndërhyrje e pastër në drejtësi

- Advertisement -

“E dimë që ndodhet Gjykata Kushtetuese e cila po funksionon si një hije politike e opozitës ndaj VETËVENDOSJE!-s. Meqë tash u zgjodh kryetari i Kuvendit dhe katër nënkryetarë, Gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës të Listës Serbe, paarsyeshëm besoj unë”

Kështu e komentoi të dielën kryeministri në detyrë, Albin Kurti masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës.

Madje tha se këto 25 ditë janë të humbura për të zgjedhurit e popullit.

Si shqetësuese këto deklarata të zyrtarëve shtetërorë i kanë parë nga Gjykata Kushtetuese.

Në reagimin e kësaj të fundit thuhet se pavarësia dhe paanshmëria e kësaj gjykate janë të mbrojtura me Kushtetutë, dhe asnjë institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj.

“Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi gjyqtarët kushtetues përbën cenim të parimit themelor të ndarjes së pushteteve dhe minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe në vetë demokracinë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohen ekskluzivisht në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në praktikën e saj gjyqësore, si dhe në standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Rrjedhimisht, çdo deklaratë që tenton të relativizojë apo paragjykojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe e dëmshme për zhvillimin demokratik të vendit”, thuhet nga Gjykata Kushtetuese.

Këto sulme si ndërhyrje në drejtësi i sheh ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.

Ai thotë se të njëjtat po bëhen për të ulur besimin e qytetarëve në këto institucione.

Mirëpo Shala thotë se gjyqtarët nuk duhet të bien pre e këtyre deklaratave.

Nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se kryeministri Kurti ende nuk po pajtohet me rezultatin zgjedhor.

Sipas deputetit Nait Hasani, 42% nuk ia mundëson të krijojë i vetëm ekzekutivin.

Më 5 shtator, Kushtetuesja mori vendim edhe për një masë të përkohshme deri me 30 shtator për Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit