19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Njohësit e drejtësisë i vlerësojnë të pritshme gjetjet në Raportin e Progresit

- Advertisement -

Si shqetësuese për pavarësinë e gjyqësorit, është kategorizuar vendimi i Qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në Raportin e Progresit.

Në këtë dokument, sipas Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL, theks të veçantë i është kushtuar mospërfilljes së rekomandimeve të komisionit të Venecias në hartimin e ligjeve.

E vonesa në emërimin e kryeprokurorit të shtetit, Raporti i Progresit e vlerësoi se po dëmton funksionimin e institucioneve, duke shkaktuar gjendje pasigurie.

Tutje, Anton Nrecaj nga Instituti CLARD, thekson adresimin e ndërhyrjes së politikës në këtë raport, gjë për të cilën, Nrecaj konsideron se ekzekutivi duhet të reflektojë.

Në raport janë dhënë edhe disa rekomandime.

Në vitin e ardhshëm, Kosova në veçanti duhet:

→ të ndërmarrë veprime të menjëhershme për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga angazhimi i përbashkët deklaratë e nënshkruar nga krerët e institucioneve të sistemit të drejtësisë.

→ rritja e përpjekjeve për të reduktuar numrin e rasteve të mbetura, bazuar në një plan të qartë veprimi me auditime dhe kontrolli i brendshëm i mbështetur nga një strategji dixhitalizimi. Për këtë qëllim, Kosova duhet të reformoj administratën e gjykatës dhe prokurorisë, dhe të forcojë funksionet e menaxhimit në gjyqësori dhe prokuroria për të siguruar përdorimin efikas të burimeve.

→ përmirësimi i kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të trajtuar rastet e dhunës me bazë gjinore.

Tutje poashtu u theksua nevoja e trajnimeve të mëtejshme për gjyqtarë e prokrurorë, në mënyrë që ta kuptojnë rolin dhe përgjegjësitë e tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit