15.7 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Njohësi i zgjedhjeve në ShBA, Ahmeti: Biden e nënvlerësoi Trumpin për garën për president

- Advertisement -

Amir Ahmeti, njohës i proceseve zgjedhore në Shtetet e Bashkuara ka folur në lidhje me fjalimin që ka mbajtur presidenti aktual Joe Biden.

Ahmeti, këtë fjalim e cilësoi si të jetë ballkanik pasi është në kohën e zgjedhjeve, teksa theksoi se është cilësuar si i vonshëm.

Ai potencoi se po konsiderohet kështu, meqë Biden e ka nënvlerësuar Donald Trumpin që mund të kthehet në garë.

“Më duket fjalim si fjalim ballkanik jemi në kohën e zgjedhjeve, e shfrytëzoi këtë për të kritikuar ish-presidentin Trump, në të njëjtën kohë për shkak të deklaratave të ish-kandidates republikane Nikky Haley e cila vazhdimisht kritikonte moshën e presidentit Biden dhe ish-presidentit Trump”, u shpreh fillimisht Ahmeti.

“Biden e ka kuptuar këtë fjali të Nikky Haley, që edhe pse jam i vjetër kam aftësi për të udhëhequr me vendin – u pranua si e tillë. Ky ishte fjalimi i tretë i  radhës i Biden që iu adresua kongresit dhe u konsiderua fjalimi më i fuqishëm, ishte i fuqishëm por problemi është se po konsiderohet se ka qenë pak i vonshëm”, shtoi ai.

Ai theksoi se Biden është paraqitur vetëm në kohët e fundit në fushatë zgjedhore.

“Mendoj që në fillim e ka nënvlerësuar se Trumpi mund të kthehet aq fuqishëm nga partia republikane edhe mosha e tij e shtyrë dhe problemet e tjera”.

Të ngjashme

Të fundit