Home Lajme Njohësi i ekonomisë kritikon qasjen e Qeverisë ndaj inflacionit: Do të duhej të punonte në ndryshimin e politikave fiskale

Njohësi i ekonomisë kritikon qasjen e Qeverisë ndaj inflacionit: Do të duhej të punonte në ndryshimin e politikave fiskale

0
Njohësi i ekonomisë kritikon qasjen e Qeverisë ndaj inflacionit: Do të duhej të punonte në ndryshimin e politikave fiskale

Adem Qorroli, ekspert i ekonomisë, ka thënë se Qeveria ka dështuar në luftimin e inflacionit.Sipas tij, ekzekutivi nuk ndërhyri aty ku ishte e nevojshme për të minimizuar pasojat e presioneve inflacioniste.

Qorroli ka theksuar gjithashtu se, përkundër akuzave ndaj bizneseve për rritjen e çmimeve, një zgjidhje më efektive do të ishte adoptimi i politikave tatimore të përshtatshme për të luftuar inflacionin, diçka që qeveria nuk ka bërë.

“Qytetari i vendit nuk duhet shumë të dëgjojë, por të lexojë, sepse kjo qeveri është duke e përfituar qytetarin që di të shajë, të fyejë e që nuk ulë kokën dhe të lexojë e mësojë të vërtetën. Qeveria është munduar, për shembull, të ndikojë në uljen e inflacionit me subvencione të ndryshme, si ato në bujqësi, por për fat të keq, ato nuk patën impakt në përmirësimin e jetesës së qytetarëve. Shteti për këto vite nuk bëri asnjë ndërhyrje aty ku ishte e nevojshme dhe ku do të shihej ndikimi, tek politikat fiskale,” ka thënë Qorroli.

“Është dashur që qeveria të punoj në ndryshimin e politikave fiskale që për produktet bazë të largohet tatimi në fitim ku secili produkt do të lirohej së paku për 5 centë”, shtoi ai më tej.

Exit mobile version