22.6 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Njohësi i çështjeve të sigurisë për situatën në veri: S’ka rrezik të ndonjë agresioni ushtarak nga Serbia

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollaku, ka bërë një vlerësim të situatës aktuale në veri të vendit duke theksuar se ajo është e brishtë dhe kërkon vëmendje të vazhdueshme.

“Shqetësimi është permanent meqë bëhet fjalë për zonë të ndjeshme ku trazirat në kontunitet kanë qenë dhe janë implementu skenarë të ndryshëm nga Serbia. Shqetësimi është real, por shqetësimi në kuptimin e frikës se po ndodh diçka e madhe, këto deklarime janë të shpeshta apo me tendenca apo në kontest më të gjerë se deklarata”, deklaroi Çollaku në RTV Dukagjini.

Ai gjithashtu foli për potencialet e sulmeve hibride në veri. Megjithatë, Çollaku u bëri thirrje qytetarëve të mos ndjehen të pasigurt, duke përmendur përvojën e suksesshme të institucioneve të sigurisë, si rasti i operacionit në Banjskë, si garancion për sigurinë e qytetarëve.

“Sulme hibride, grupe diverzante, grupe subervzive aksione të tilla mund të ndodhin. Policia dhe institucionet janë në nivel të detyrës, përvoja e Banjskës dhe të tjerat janë referenca të pakontestuara për një garancion për qytetarët e Kosovës. Ndonjë agresion ushtarak nuk mund të ndodhë”, deklaroi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit