Home Lajme Njofton Gjykata Speciale: Thaçi në vizitë tek familja në Kosovë

Njofton Gjykata Speciale: Thaçi në vizitë tek familja në Kosovë

0
Njofton Gjykata Speciale: Thaçi në vizitë tek familja në Kosovë

Ish-presidenti, Hashim Thaçi ka ardhur në Kosovës për të vizituar familjarët e tij.

Gjykata Speciale përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se paneli i Gjyqtarëve ka aprovuar një vizitë të ish-presidentit Hashim Thaçi tek familja e tij në Kosovë.

Kjo vizitë sipas Speciales është realizuar për shkaqe humanitare.

Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për takim me familjen.” – thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Thaçi vazhdon të mbetet në paraburgim në Dhomat e Specializuara.

I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.” – thuhet në përfudim të njoftimit.

Exit mobile version