14 C
New York
Sunday, October 19, 2025

Buy now

Njoftojnë nga Spitali Rajonal i Prizrenit: Gruaja dhe vajza e mitur po trajtohen në kujdes intensiv

- Advertisement -

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur rreth orës 00:20 të mëngjesit të së premtes në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një burrë dyshohet se ka therur me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur. Të dyja viktimat ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar për Tëvë1, shefi i emergjencës në Spitalin Rajonal të Prizrenit, Hekuran Veçgishti.

“Të dyja po trajtohen në klinikën intensive të Spitalit Rajonal të Prizrenit”, deklaroi Veçgishti, duke bërë të ditur se gjendja e tyre është e rëndë.

Sipas njoftimeve zyrtare, Policia e Kosovës është njoftuar për një rast të dhunës në familje dhe ka reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. Aty ka hasur viktimën e parë, gruan 49-vjeçare, në rrugë me lëndime të rënda trupore dhe gjakderdhje. Në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe vajza e mitur, gjithashtu e therur me thikë.

“I dyshuari është arrestuar në hyrje të banesës dhe është shoqëruar në stacionin policor,” thuhet në njoftimet e Policisë.

Të ngjashme

Të fundit