Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me njoftim publik për konsultime në procedurën e fazës së I-rë për kushtet ndërtimore “Zgjerimi i ndërtesës së terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës”.
Njoftimi i plotë dhe detajet:
Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Ministarstvo Životne Sredine Prostornog Planiranja i Infrastrukture
Ministry of Environment Spatial Planning and Infrastructure
Njoftim publik për konsultime në procedurën e fazës së I-rë për Kushtet Ndërtimore “Zgjerimi i ndërtesës së terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës”.
Limak Kosovo International Airport J.S.C – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” Adresa Vrellë, Lipjan
Në bazë të Nenit 12 paragrafi 2 dhe 3 të Udhëzimit Administrative Nr.01/2019 për lëshimin e Kushteve Ndërtimore për projektet e kategorisë së III.
Në lidhje me kërkesën paraprake për kushtet ndërtimore për projektin “Zgjerimi i ndërtesës së terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës”
Nr. prot: 3911/23 të datës 13.07.2023, zyrtari përgjegjës i nënshkruar më poshtë informon publikun për hapjen e procedurës së konsultimeve për projektin e propozuar dhe fton publikun të dorëzojnë komentet dhe pyetjet e tyre, brenda pesëmbëdhjetë ditësh nga data e këtij publikimi.
Komentet dhe pyetjet mund të dorëzohen në:
Posta rekomande:
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Departamenti i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit
Divizioni i Planifikimit Hapësinorë
Ndërtesa e Rilindjes
Kati i 14, zyra nr.1417, 10000 Prishtinë
Projekti mund të shkarkohet nga linku I mëposhtëm: http://mmph-rks.org/
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni:
Departamentin e Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit
Telefon: + 381 38 200 32 222
Dokumentacionin e plotë mund ta lexoni: KËTU
(Artikull i Sponzoruar)