Home Lajme Njoftim për mbajtjen e trajnimit të radhës për komunitetin egjiptian në Prishtinë nga SCANNER

Njoftim për mbajtjen e trajnimit të radhës për komunitetin egjiptian në Prishtinë nga SCANNER

0
Njoftim për mbajtjen e trajnimit të radhës për komunitetin egjiptian në Prishtinë nga SCANNER

Gazeta SCANNER të enjten (26.10.2023) do ta mbajë trajnimin e radhës në kuadër të projektit “Fuqizimi i bashkëpunimit komunitar në Kosovë: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve”, i cili mbështetet nga Zyra për Çështjen e Komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Trajnimi do të mbahet në lokalin “Infinit”, afër shkollës “Asim Vokshi” në Kodrën e Trimave në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.

“Mbrojtja kundër diskriminimit të komuniteteve: Korniza ligjore dhe sfidat” do të jetë tema që do të trajtohet në këtë trajnim të radhës me komunitetin egjiptian.

Kujtojmë se projekti: “Fuqizimi i bashkëpunimit komunitar në Kosovë: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve”

Ky projekt synon të rrisë bashkëpunimin në mes të komuniteteve në Kosovë, duke organizuar aktivitete dhe trajnime për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të tyre.

Nëpërmjet angazhimit të pjesëtarëve të komunitetit, synohet ngritja e nivelit të bashkëpunimit në mënyrë që të krijohet një mjedis i përkrahjes ndërkomunitare.

Po ashtu, nëpërmjet këtij projekti synohet krijimi i një klimë të mirëbesimit dhe bashkëpunimit në mes të pjesëtarëve të komuniteteve në Kosovë.

Gjithashtu, nëpërmjet këtij projekti synohet që të ndihmohen komunitetet në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe sfidave të ndryshme që mund të shfaqen në marrëdhëniet ndërmjet tyre.

Ky projekt synon edhe promovimin e të drejtave të komuniteteve, duke adresuar edhe nevojat specifike të tyre.

Pra, qëllimi kryesor është fuqizimi i komuniteteve në Kosovë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për to, si në aspektin edukativ, shëndetësor, ekonomik dhe të mirëqenies.

Komuniteti egjiptian është i inkurajuar që të merr pjesë në këtë trajnim

Exit mobile version