Teksa djersisni nga trupi dalin minerale dhe elektrolide të nevojshme për një bashkësi proçesesh që trupit i nevojiten. Duke filluar që nga qarkullimi i mirë i gjakut, rregullimi i pehashit apo funksionimit të mirë të muskujve. Pra, çdo gjë që ju ndihmon me energjinë dhe kryerjen e aktiviteve të përditëshme. Ekspertët këshillojnë që gjatë ditëve të të nxehtit të madh të konsumoni shumë magnez.
Magnezi është një mineral që ndihmon më shumë se 300 reaksione biokimike të nevojshme për trupin. Kaliumi është një tjetër mineral të cilit i duhet t’i drejtoheni për këtë problem. I domosdoshëm për shëndetin e zemrës, ndihmon organizmin të balancojë temperaturën dhe shumë funskione të brendëshme të tij.
Nivelet e ulta të magnezit dhe kaliumit japin ndjesinë e lodhjes dhe të drobitjes të trupit, dhe kur ato dalin nga trupi me anë të djersitjes mund të kthehen në një problem akoma më të madh. Kështu për të shmangur simptomat e vapës dhe për të qëndruar gjithnjë aktivë dhe energjikë sigurohuni të merrni magnez dhe kalium gjatë gjithë verës.
Për ushqime të pasura me magnez zgjidhni gjithnjë perimet jeshile si spinaqi, brokoli, sallatat apo lakrat e ndryshme. Një alternativë e mirë janë edhe frutat si fiqtë, bananet apo arrorët dhe e gjithë familja e bishatjorëve me në krye fasulet e zeza. Kaliumi jo shumë i ndryshëm nga magnezi gjendet me shumicë tek spinaqi, bananet, bishatjorët, patatet apo tek kungulli. Fokusohuni tek një dietë e pasur me perime, arrorë dhe bishtajorë në mënyrë që të arrini të përballoni siç duhet të nxehtin e madh.