Home Rozë Njihuni me të dashurin e ri të Bella Hadid!

Njihuni me të dashurin e ri të Bella Hadid!

0

Bella Hadid është parë në shoqërinë e afërt të Adan Banuelos gjatë një udhëtimi në Forth Worth, Teksas këtë javë disa muaj pas ndarjes nga i dashuri i saj Marc Kalman.

Në një video të siguruar nga TMZ, modelja shihet duke u puthur, mbajtur për dore dhe duke përqafuar Adanin teksa shëtisnin në oborret historike të Fort Worth.

Adan është shumë i suksesshëm në industrinë e performancave me kuaj dhe në vitin 2017 ai u bë një nga kalorësit më të rinj që u fut në Sallën e Famës së Kalorësve të Shoqatës Kombëtare të Kuajve Prerëse.

Exit mobile version