Me nënshkrimin e Lavia, Chelsea kompletoi shpenzimin e 994 milionë eurove për një vit me amerikanin. Blerjet vazhdojnë
Chelsea ishin humbësit më të mëdhenj sezonin e kaluar. Përfunduan në vendin e 12 në Premier Ligë dhe kanë paraqitje periodike në Ligën e Kampionëve, pasi që ata u eliminuan në çerekfinale kundër Real Madridit. Prej që Abramovich u largua në shkurt të 2022, londinezët nuk kanë qenë as afër fitimit të ndonjë titulli, i fundit ishte Botërori i Klubeve më 2021 pothuajse dy vite më parë. Në Angli nuk kanë shijuar ëmbëlësinë e një titulli që kur fituan FA Cupën më 2017. Por ky udhëtim në shkretëtirë nuk është se ka qenë pa investime.
Pasi turbulencave që shkaktoi largimi i Abramovich nga Chelsea për shkak të sanksioneve dhe luftës në Ukrainë, ardhja e manjatit amerikan Todd Boehly në Chelsea bëri që ai të shpenzoi 994 milionë euro, duke qenë larg klubi që ka shpenzuar më së shumti në këtë periudhë – dyfish më shumë së Manchester United që është i dyti në renditje me 434 milionë euro të shpenzuara.
Këto janë 10 skuadrat që shpenzuan më së shumti prej që Boehly ju bashkua Chelsea:
Chelsea : 994 milionë
Manchester United : 434 milionë
Arsenal : 423 milionë
Tottenham : 371 milionë
PSG : 357 milionë
Newcastle : 338 milionë
Bayern Munich : 296 milionë
Manchester City : 271 milionë
West Ham United : 259 milionë
Liverpool : 249 milionë
Një investim i paprecedent në dimër
Paraqitjet e dobëta të Chelsea në pjesën e parë të sezonit të kaluar, në të cilën kohë ata ranë nga të qenit favorit për titull të ligës, bëri që Todd Boehly të nxirrte librezën e çekëve qysh në merkaton e dimrit në përpjekje që skuadra të arrinte vendet që dërgonin në Ligën e Kampionëve. Për herë të parë në merkaton e dimrit një skuadër harxhoi 329 milionë euro ku Chelsea bleu Enzo Fernandez (121 milionë euro, blerja më e shtrenjtë në merkato të dimrit). Mudryk, Badiashile, Madueke,… të cilët ju bashkuan Fofanas, Cucurellas, Sterlingut, Koulibalyt,… që ai i bleu në verë.
Qershia mbi tortë, Caicedo
Dje Chelsea bëri zyrtare blerjen e pestë më të shtrenjtë në histori të transfereve. Moises Caicedo zgjodhi Chelsea para Liverpoolit për t’u bërë një qershi mbi torte për ekipin e Pochettinos. 133 milionë euro është shuma që ata paguan për ekuadorianin që luante në ekipin e De Zerbit, e që tani është bërë Blu. Tani, pyetja është se a do të bëjë vend ai në mesfushën e Chelsea ku luajnë futbollistë të talentuar si: Enzo Fernández, Andrey Santos, Ugochukwu dhe Connor Gallagher.

“Nëse nuk është më i miri, ai është njëri prej futbollistëve më të mirë që kam stërvitur. Ai luan në pozitën ‘6’ por mund ta vendosni edhe në ‘8’, për shkak që ju e kuptoni se ai mund të këtë ndikim fizik dhe taktik dhe ka kapacitete që ta kuptojë ndeshjen. Ai e ka parë që ka pasur më shumë prurje, por është shumë i mirë në pasimin e fundit për gol, pra mund të adaptohet në role të reja. Në Ekuador, po, ai ka më shumë hapësirë”, ka thënë Miguel Ángel Ramírez, trajneri i tij i parë te skuadra ekuadoriane, Independiente del Valle.
Basti në talentet e reja
Menaxhimi i Todd Boehly e ka bërë një gjë shumë të qartë, përkushtimin për të blerë talente të reja. Nga 40 transferime të bëra nga londinezët, 27 janë nën moshën 23 vjeçare. Shembulli i fundit është Romeo Lavia, që sapo ka mbushur 19 vjet. Mes tyre shquhen edhe Enzo Fernandez, Joao Felix (tashmë është kthyer në Atletico), Mudryk dhe Caicedo. Në fakt, mosha mesatare e Chelsea këtë sezon është 23.4 vite, derisa sezonin 2021/2022 ishte 25.1 vite.
11 transferët më të shtrenjtë të Boehlyt
Moises Caicedo : 133 milionë
Enzo Fernandez: 121 milionë
Wesley Fofana: 80 milionë
Mikhaylo Mudryk: 70 milionë
Marc Cucurella: 65 milionë
Romeo Lavia: 60 milionë
Christopher Nkunku : 60 milionë
Raheem Sterling: 56 milionë
Axel Disasi : 45 milionë
Benoit Badiashile : 38 milionë
Kalidou Koulibaly: 38 milionë
Vetëm Thiago Silva, Ben Chilweell dhe Reece James i kanë shpëtuar Boehly nga ekipi i kaluar
Në 11 titulalre që Pochettino vendosi për të debutuar në Premier kundër Liverpoolit, vetëm braziliani dhe dy mbrojtësit anglez kanë qenë në skuadër në kohën kur ajo menaxhohej nga Roman Abramovich. Të tjerët janë futbollist të Anglisë, si Levi Colwill apo Connor Gallagher, apo transferimet e fundit si: Sterling, Nico Jackson, Enzo Fernández apo Axel Disasi, autori i golit të barazimit kundër Liverpoolit.
Më shumë së 300 milionë euro të ardhura nga shitjet
Në kohën e Boehlyt, Chelsea ka pasur 24 “viktima” pa llogaritur huazimet. Duke ju falënderuar këtyre, skuadra londineze ka gjeneruar 321 milionë euro të hyra, duke u bërë e treta që ka bërë më së shumti para nga shitjet prej që ka ardhur amerikani. Në mes të emrave që ai i kositi janë Havertz (e shiti të Arsenali 75 milionë euro), Mount (të Manchester United për 64 milionë euro) dhe Kovacic (29 milionë euro të Manchester City).
Top 5 skuadrat europiane që fituan më së shumti nga shitjet
Ajax : 330 milionë
Brighton : 325 milionë
Chelsea : 322 milionë
RB Leipzig: 316 milionë
Benfica : 281 milionë
Sponsori i ri, 400 milionë euro
Kompania amerikane, Infinite Athlete do t’ia paguajë 50 milionë euro në sezon Chelseat deri më 2030. Imazhi i Chelseat me sponsorin në anën e përparme nuk do të paraqitet këtë sezon. Sipas informacioneve, turneu i Chelseat në Amerikë këtë verë ishte çelësi për ta arritur këtë marrëveshje me shifra kaq të larta. Pavarësisht që “Blutë” nuk do të luajnë në Europë, lista me yje e me emra të mëdhenj në Chelsea ka tërhequr shumë kompani dhe investitor që dëshirojnë të dhënë para për skuadrën. /Express/