Kryesia e Kuvendit ka përfunduar mbledhjen e saj e ku më pas shef i i GP të PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë se në seancës e së enjtes kanë ftuar në debat parlamentar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.
“Gjatë kësaj jave shënohet 1 vjetori i qeverisë “Kurti 2” dhe ne kemi ftuar për debat parlamentar sa i përket politikës së jashtme Kurtin e Gërvallen, ka thënë Tahiri ndër të tjera.
Ai ka folur edhe për komisionin parlamentar hetimor sa i përket tarifave të reja të energjisë elektrike dhe dhe padinë që ka bërë PDK ndaj ZZRE.