Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në veri të Mitrovicës, para një objekti të banimit.
Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e veriut, Branislav Radoviq, deklaroi se bëhet fjalë për një aksion të njësive kundër narkotikëve, e që po asistohet edhe nga zyrtarët policorë të stacionit lokal në veri të Mitrovicës.
“Njësia e antidrogës po asistohet edhe nga zyrtarët e tjerë policorë”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
Përpos kësaj, raportohet se qytetarët serbë janë mbledhur matanë rrugës.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka realizuar një aksion tjetër antidrogë në jug të Mitrovicës si dhe në Fushë-Kosovë.
Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 60 kilogramë narkotikë të llojit marihuanë dhe janë arrestuar gjashtë persona.
Për të gjashtë personat e arrestuar sot është kërkuar paraburgim, ndërsa nga rasti i djeshëm janë konfiskuar edhe shumë telefona, vetura e para të gatshme/