8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Njësia Speciale Operative-ROSU paralajmëron protestë para qeverisë

- Advertisement -

Njësia Speciale Operative (ROSU) ka paralajmëruar protestë për të enjtën e 2 nëntorit, për shkak të pakënaqësive me pagat, shtesat si dhe rrezikshmërinë në vendin e punës.

Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet se protesta do të organizohet para objektit të Qeverisës së Kosovës, ku do të shpalosen specifikisht kërkesat e tyre.

Protesta do të fillojë nga ora 11:00.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e mbajtur të premten njoftoi se shtesat e rrezikshmërisë do të fillojnë të aplikohen nga muaji nëntor.

“Në këtë propozim përfshihen gjithsej 7 kategori të pozitave në Policinë e Kosovës, të cilët janë subject i rrezikshmërisë. Shtesat për njësitë elitare, Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejt dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt janë nga 150 euro shtesë, të pagës bazë. 120 euro për Njësinë Speciale Operative, K9 dhe Njësia për Eskploziv dhe Demolim”, ka thënë Kurti .

“Pjesëtarët e patrullave kufitare nga 100 në muaj ndërsa pjesëtarë e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj”

“Ekipet reaguese dhe patrullat që njëherazi përbëjnë ekipin më të madh të Polciisë së Kosovës do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj kurse policët që kujdesën për sigurimin e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve do t;ju ndahen nga 50 dhe respektivisht 45 euro shtesë të rrezikshmërisë”, tha kryeministri.

“Shtesat për rrezikshmëri do të fillojnë së aplikuari nga paga e muajit nëntor kurse për muajit e deritanishëm nga hyrja në fuqi e ligjit të ri për pagat, shtesat e rrezikshmërisë do të ndahen në mënyrë retroaktive”, sqaroi Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit